Maskë për flokë të thatë kaçurrela

Maskë  për flokë të thatë kaçurrela
Përbërësit e kësaj maske janë:

• 2-3 lugë gjelle vaj ulliri

• 1-2 lugë mjaltë

• 2-3 lugë vaj kokosi

Në një enë të thellë hidhni të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë më njëri-tjetrin. Vaji i kokosit duhet të jetë në gjendje të lëngshme, prandaj shkrijeni para përdorimit.

Me ndihmën e një furçe flokësh për lyerje aplikoni masën në rrënjët e flokëve. Më pas drejt majave. Masazhoni kokën për 5- 10 minuta dhe mbajeni maskën në kokë për 2 orë.

Ju mund ta mbështillni kokën me ndonjë qese që të mos dëmtoni veshjen. Më pas lani kokën si zakonisht. Kjo maskë duhet bërë një herë në javë.