MASAT/ Mbi 40 protestues të shoqëruar nga policia

MASAT/ Mbi 40 protestues të shoqëruar nga policia
Mbi 40 persona janë shoqëruar nga policia pas protestës së pardjeshme të opozitës. Shoqërimi i tyre është kryer pas mbledhjes së provave materiale, prej forcave policore.

Ndërkohë që ish-deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në komisariat dhe kërkojnë lirimin e tyre. Kështu,

Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka kanë kërkuar një takim me përfaqësues të policisë, por u është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në Drejtorinë e Tiranës.

Sipas policisë, shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të saj, gjatë protestës së fundit të 13 prillit, e cila u zhvillua para mjediseve të Kryeministrisë, e më pas të Parlamentit.