Lleshaj: Protesta e dhunshme, Policia veproi profesionalisht ndaj atyre që kanë vrarë protestues

Lleshaj: Protesta e dhunshme, Policia veproi profesionalisht ndaj atyre që kanë vrarë protestues
Policia e Shtetit dha dje një tjetër shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit e saj një tjetër arsye për t'u braktisur nga çdo qytetar i denjë i kësaj republike,” 0 u shpreh Kryeministri Edi Ram sot, teksa për ndjekësit e tij në “ERTV” transmetoi direkt fjalën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në Komunikim publik Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lëshoi deklarata të forta gjatë prononcimit të tij para mediave pas protestës së opozitës.

Lleshaj tha se organizatorët jo vetëm që nuk kishin marrë masa për mbarëvajtjen e tubimeve, por sipas tij ata nxitën dhunë ndaj institucioneve dhe policisë duke frymëzuar turmat me thirrje për revolucion dhe për dhunë.

Ministri shtoi se policia bëri detyrën ndaj atyre që kanë vrarë protestues.

Protesta ishte e dhunshme dhe paligjshme. Protesta pati më shumë dhunë se më parë, dhe është për të ardhur keq. Nga ana e organizatorëve si çdo herë nuk kishin marrë asnjë masë për të realizuar këtë protestë brenda normave ligjore. Përkundrazi, ishin marrë masa për të përdorur dhunë kundër institucioneve dhe kundër efektivëve. Gjithashtu u lëshuan thirrje të vazhdueshme për revolucion dhe dhunë ndaj institucioneve. U përdorën lëndë djegëse ndaj forcave të policisë. Policia e Shtetit veproi profesionalisht ndaj atyre që kanë vrarë protestues,” – u shpreh Lleshaj ndër të tjera.

“Tirana përjetoi një ngjarje të pazakontë dhe një protestë të dhunshme. Ajo pati shumë më tepër dhunë dhe kjo tregon dëshpërimin e organizatorëve të protestës. Prandaj pati më shumë masa. Protesta u zhvendos në mënyrë tinëzare nga Kryeministria, drejt Parlamentit.  

“Gjatë protestës u bënë thirrje për revolucion, dhunë, antikushtetuese, që e shoqërojnë prej vitesh këtë vend. U përdor një skenar i tërë lëndësh shpërthyese, që  kanë shkaktuar një sërë dëmesh.”

“Protesta edhe një herë kontribuoi për ta zhvendosur fokusin e Policisë, nga lufta kundër grupeve kriminale drejtë një proteste të paligjshme. Organizatorët arritën që t’i krijojnë një zonë komoditeti dhe të favorshme grupeve kriminale.”

“Policia e Shtetit dha një shembull kuptimplotë.”