Lexoni sot, e Hënë 15 Prill 2019 në gazetën “Albanian Free Press”

Lexoni sot, e Hënë 15 Prill 2019 në gazetën “Albanian Free Press”
TEK PROTESTAT S’KA MË LAJM, A KA RËNË OPOZITA NË KURTH?

ANALIZË/ Protesta e nëntë nuk solli asgjë të re. Opozita dhe këtë herë nxiti shqiptarët të tubohen, duke “siguruar” se do të bëjë që Rama të ikë, por militantët i zhgënjeu sërish. Protestat po bëhen si dukuri normale, pa lajm dhe pa rezultat. Por, përse kemi një situatë që as opozita nuk po arrin atë që kërkon dhe as qeveria nuk po mbron dot atë që bën? Opinionisti i “Albanian Free Press”, Roland Qafoku, analizon zhvillimet e fundit dhe shpegon shansin që kanë Rama dhe Basha për të afruar progresin e vendit, që shqiptarët aq shumë e meritojnë

 

INTERVISTË

Elmaz Sherifi: Hipokrizia është shndërruar në moral qeverisjeje në Shqipëri

Flet me “Albanian Free Press” ish-ministri dhe ish-deputeti socialist

Publicisti dhe politikani i njohur Elmaz Sherifi, ish ministër në qeveri të majta në Shqipëri, analizon zhvillimet e fundit në vend. Z.Sherifi, disa herë deputet i Partisë Socialiste, në këtë intervistë me “Albanian Free Press”, pjesë e grupit IBNA (Independent Balkan News Agency Media Group), ndalet te diplomacia shqiptare, protestat e opozitës dhe veprimet e mazhorancës qeverisëse.

 

RAPORTI

Avokati i Popullit: Protesta, episodet e dhunës, në një shkallë të menaxhueshme

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka vëzhguar me vëmendje edhe protestën e mbrëmjes së shtunë ashtu si edhe çdo protestë tjetër të mëparshme javët e fundit. Mandati i Avokatit të Popullit shtrihet mbi veprimtarinë e autoriteteve shtetërore e konkretisht të forcave të rendit për të verifikuar zbatimin me rigorozitet prej tyre të legjislacionit në fuqi e për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ekipe monitoruese të Avokatit të Popullit kanë qenë në terren prej orës 18.00 deri në përfundim të protestës për të parë dhe dokumentuar nga afër çdo zhvillim.

 

EKONOMI

Sa shqiptarë nuk humbin paratë nëse falimentojnë bankat private

Nuk janë pak, por rreth 1.4 milionë shqiptarë që në rast falimentimi të bankave do të shlyheshin nga shteti për të gjitha paratë që kanë aktualisht pranë tyre. Dhe kjo, pasi ata i kanë ato deri në nivelin që garantohet me ligj për mbulimin e tyre, 2.5 milionë lekë. Një shifër kjo, e cila konfirmohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në raportin e saj vjetor, paraqitur Kuvendit.

 

SHËNDETI

Diabeti, dieta ushqimore që këshillohet për të sëmurët

Në rastet e diabetit Tip I, i cili është kryesisht tek të rinjtë, është një lloj diete mbështetëse e trajtimit medikamentoz. Dieta e shoqëruar me aktivitetin fizik. Ndërsa tek diabeti Tip II që përbën edhe grup popullatën më të prekur dhe kryesisht ai shfaqet tek moshat e rritura dhe kryesisht tek moshat e treta, dieta duhet të jetë e lidhur ngushtë me patjetër me aktivitetin fizik. Mjekët endokrinologë pohojnë se është i rëndësishëm konsumimi i perimeve, frutave dhe zarzavateve, si dhe 5 deri në 6 vakte në ditë. Mëngjesi i domosdoshëm. Mjekja endokrinologe Marjeta Kermaj pohon se dieta ushqimore është një nga 4 elementët e rëndësishëm për trajtimin

 

DOSSIER

“Incidenti i Kanalit të Korfuzit, mesazhi që u nisi Enveri ushtarakëve”

INTERVISTA/ Flet ish-oficeri madhor i Flotës Luftarake Detare, kolonel në rezervë, Myfit Qorduka: Akuzat e anglezëve për minimin e Kanalit të Korfuzit krijuan një situatë kritike në bregdetin shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti, në atë të Sarandës

 

SPORT

Tirana në festë, Partizani shpallet kampion

 

ZODIAK

Horoskopi sot dhe për gjithë javën nga Paolo Fox