Lazanjë me djathë e borzilok

Lazanjë me djathë e borzilok
Përbërësit:

1 pako lazanjë

3 thelpinj hudhra

1 tufë majdanoz

250 gr kaçkavall

125 gr mozzarela

pak gjizë pa kripë

borzilok, vaj ulliri

kripë edhe piper.

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë fletët e lazanjës për 5-6 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Pasi i heqim nga zjarri, i vendosim në ujë të ftohtë me akull. Në një tas trazojmë hudhrën e grirë hollë, majdanozin dhe gjizën pa kripë. I trazojmë mirë duke krijuar një masë homogjene në formë pureje. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe këtë masë e vendosim mbi 4 fletë lazanjë duke realizuar një lazanjë me 2-3 shtresa sipas dëshirës. Pas çdo mbushjeje vendosim nga një gjethe borziloku dhe një fetë kaçkavall të butë. Në shtresën e fundit vendosim djathin mozzarela dhe borzilok.