Laçi fton tifozët, hyrja falas për "përmbysjen" e madhe të Tiranës

Laçi fton tifozët, hyrja falas për "përmbysjen" e madhe të Tiranës
Ambicia për trofe dhe për Europën, nxiti incidentet e pakëndshme

Hyrja falas për tifozët.

Ka qenë ky vendimi i klubeve të Kukësit dhe Laçit, për ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për një vend në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Pas episodeve ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në sfidën mes Tiranës dhe Laçit, dy skuadrat do të përballen sërish këtë të mërkurë.

Laçi e humbi 3-0 ndeshjen e parë me Tiranën dhe pret takimin e kthimit, për përmbysjen e rezultatit, çka do të ishte një mrekulli.

Kurbinasit kanë vendosur që futja në stadium e tifozëve të jetë falas, për këtë takim, si motivim për të nxitur ekipin drejt një përmbysjeje të mundshme.

Për Laçin, kupa shihet si mundësia e vetme, që sezoni të mbyllet me sukses, pasi ky sukses hap dyert e Europës.

E njëjta gjë edhe për Tiranën, çka do të thotë se përplasje dhe sherri masiv pas barazimit të fundit 1-1, në “Sleman Stërmasi”, lidhet me këtë objektiv.

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, i dënuar me dy ndeshje nga Disiplina, nuk do të jetë në stol as këtë javë, në përballjen e kthimit me Laçin.

Por Tirana është e shqetësuar më tepër sepse i duhet të bëjë pa sulmuesin e saj kryesor, Majkëll Ngo, në ndeshjet e mbetura.

Dëmtimi në gju në ndeshjen me Laçin, shton rrezikun që sulmuesi shtatlartë të mungojë për një kohë të gjatë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e shpërthimit të tij, pas ndeshjes, ku pati fillimisht përplasje verbale me presidentin Pashk Laska.

Dje, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar protagonistët e sherrit pas ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Laçit.

Sulmuesi anglez, Michael Ngoo është dënuar me 5 ndeshje pezullim, ndërsa presidenti i Laçit, Pashk Laska me 3 ndeshje.

Klubi bardheblu është dënuar me 4 ndeshje pa spekaktorë, ndërsa trajneri Egbo me 2 sfida për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve.