Kura natyrale kundër celulitit

Kura natyrale kundër celulitit
Ja si ta luftoni celulitin në kushtet e shtëpisë

-Përgatisni scrubin tuaj kundër celulitit dhe fërkojeni zonën me lëvizje rrethore për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe limfës, për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës si dhe për të nxitur rritjen e qelizave të reja.

-Ruani një peshë të qëndrueshme, mos mbani dieta drastike pasi një dobësim i menjëhershëm ju prish edhe më shumë lëkurën.

-Pas dushit, shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë pak më të ftohtë, për të tonifikuar lëkurën dhe mbyllur poret.

-Merruni më shumë me sport të rregullt.

Kura natyrale kundër celulitit

Pjesa më e madhe e dermatologëve këshillojnë scrubin me kafe, sheqer dhe vaj ulliri:

– 1/2 gotë kafe e bluar

– 1/4 gotë sheqer

– vaj ulliri

Kjo maskë funksionon pasi kafeina rrit metabolizmin e yndyrnave, duke e zbehur celulitin.

Megjithatë ndryshimi nuk do vijë menjëherë. Këtë maskë përdoreni 2 herë në javë për disa javë rresht.

1- Aplikoni vaj ulliri në zonat ku keni celulit.

2- Përzieni kokrrat e bluara të kafes me sheqerin.

3- Përdorni këtë scrub në zonat ku keni celulit. Masazhi të jetë i lehtë dhe me lëvizje rrethore. Bëni masazh të butë për rreth 10 minuta.

4-Shplajeni lëkurën. Më mirë ta praktikoni këtë metodë kur jeni në dush, për të evituar rrëmujën…!

Trajtimi nr.2:

Scrub trupi me kanellë, piper të kuq dhe të zi dhe vaj kanelle

-1 lugë gjelle kanellë pluhur

-1 lugë gjelle piper i kuq

-1 lugë gjelle piper i zi

-vaj kanelle derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme

Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme.

Ky lloj trajtimi anti-celulit funksionon më së miri kur vaji masazhon zonat e trupit të prekura nga celuliti duke për rreth 4-5 minuta, derisa lëkura skuqet pak. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Përdoreni këtë trajtim 2 herë në javë.

 

Trajtimi nr 3: Vaj trupi me limon, vaj bajamesh dhe piper i zi

Ky është një trajtim që është provuar nga shumica e femrave, të cilat kanë pohuar se kjo kur natyrale i ka ndihmuar vërtetë kundër celulitit.

Për këtë ju duhen

-një lugë lëng limoni

-100 ml vaj bajamesh

-piper i zi

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku.

Ky lloj vaji funksionon shumë mirë nëse përdoret çdo natë në formën e locionit të trupit. Masazhoni zonën ku keni probleme për 5 minuta.

Trajtimi kundër celulitit me vaj karote, kafe dhe mandarinë

Ky trajtim kundër celulitit largon qelizat e vdekura të lëkurës si dhe redukton dhjamin nën lëkurën.

Për këtë ju duhet:

-100 ml vaj karote

-4 lugë gjelle kafe filtër

-20 pika vaj mandarine

Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe masazhoni me këtë vaj të gjithë trupin derisa lëkura të skuqet pak. Bëni kujdes, lëvizjet rrethore duhet të jenë të buta. Shpëlajeni me ujë. Mos përdorni asnjë sapun apo shampo trupi.

Këtë trajtim përdoreni dy herë në javë