Krimet e Rënda vijojnë kërkimet për provat e reja, në hetim edhe zyrtarët e aeroportit

Krimet e Rënda vijojnë kërkimet për provat e reja, në hetim edhe zyrtarët e aeroportit
Oficerë të Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë qenë këtë të premte në Aeroportin e Rinasit për të sekuestruar të gjithë praktikën, që është ndjekur nga ky institucion në grabitjen e të martës në pistën e avionëve.

“Grupi hetimor i përbëhet nga tre prokurorë, ku njëri prej tyre do të ketë detyrë hetimin e zyrtarëve të aeroportit, apo institucioneve shtetërore, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Ndërsa dy prokurorët e tjerë janë fokusuar tek zbulimi i bashkëpunëtorëve të Admir Muratajt dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes sidomos episodin e shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë, ku u ekzekutua edhe Murataj”, raporton Klan.

Zyrtarisht Prokuroria ka regjistruar procedimin për akuzat e grabitjes së bankave, vrasje të punonjësit të policisë e mbetur në tentativë, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Prokurorët në ditët në vijim do të fillojnë marrjen në pyetje të zyrtarëve të aeroportit dhe institucioneve shtetërore të cilat kanë pasur detyrë të sigurojnë perimetrin e Aeroportit të Rinasit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/