Këshilla për këmbë në formë

Këshilla për këmbë në formë
Këmbët e bukura sot janë bërë gati standard ose domosdoshmëri. Pak stërvitje, të ushqyerit e duhur dhe kozmetika e mirë do të bëjnë që këmbët tuaj të duken për mrekulli.

Ja disa këshilla të thjeshta të cilat thjesht do t’i ringjallin këmbët tuaja dhe t’i paraqesin ato në një dritë më të bukur dhe më tërheqëse:

Këmbë të bukura dhe këpucë të ngushta

Këpucët në të cilat ndjeheni të parehatshëm janë gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë këmbëve tuaja. Nëse këmbët tuaja nuk ndjehen rehat në këpucë, kjo mund të shkaktojë njolla të dhimbshme të kuqe, ënjtje të lëkurës madje edhe lytha.

Rutinë kozmetike për këmbët tuaja të bukura

Masazhoni shputat tuaja rregullisht! Për masazh, përdorni çfarëdo që dëshironi: krem për shputa, vajra eterike apo diçka tjetër.

Mos harroni se lëkura e vdekur ndodhet përgjatë tërë këmbëve dhe një “liftin” i lehtë jo vetëm që largon qelizat e vdekura të lëkurës, por është përgatitje e shkëlqyer edhe për heqjen e qimeve pa marrë parasysh cilën metodë do të zgjidhni.

Përdorni vajra për të arritur shkëlqim të butë të këmbëve. Edhe vaji i ullirit dhe bajameve mund të shërbejnë shkëlqyeshëm. Përdorni vajin me pakicë vetëm sa për të arritur një emulsion fin, të hollë që do të ndihmojë këmbët tuaja vërtetë të shkëlqejnë!

Këmbë të freskëta

Për freskim të këmbëve të lodhura përdorni çorapë pambuku për gjunjë të zhytura në ujë ku janë shtuar 10 pika limoni dhe 10 pika vaj eterik të nenexhikut. Shumë shpejt do të ndjeni lehtësim dhe freskim të këmbëve të lodhura!

Stërvituni

Nëse dëshironi këmbë të bukura, sigurisht se kjo nuk mund të arrihet pa stërvitje. Loja e bilardos është një nga ushtrimet e mira për tendosjen e muskujve të këmbëve dhe formësimin e tyre të mirë.