Kapen mbi 10 milionë euro kokainë në Maltë, kush i priste konteinerët në portin e Durrësit?

Kapen mbi 10 milionë euro kokainë në Maltë, kush i priste konteinerët në portin e Durrësit?
Më shumë se 10 milionë euro kokainë me origjinë nga Amerika e Jugut janë kapur në Maltë.

Lënda narkotike ishte e ngarkuar në tre konteinerë.

Dy prej tyre kishin si destinacion portin e Durrësit, ndërsa një tjetër duhet të kalonte tranzit nga Freeport në Maltë për të shkuar në Selanik të Greqisë.

Mediat në vendin ishullor shkruajnë se autoritetet ende nuk kanë qartësuar nëse droga do të ndalonte përfundimisht në Durrës apo do të vijonte më tej për në ndonjë vend tjetër evropian.

Por, padyshim, dikush i priste në qytetin bregdetar shqiptar.

Operacioni ka filluar që më 7 prill, kur Departamenti i Doganave në Maltë zbuloi kokainën në kontejnerin e parë, në një sasi prej 14 kilogramësh, me një vlerë prej 2.7 milion euro.

48 kilogramë u zbuluan më pas në një kontejner të dytë dhe 19,5 kilogramë në kontejnerin e tretë, për një total prej 91,2 kilogramësh.

Operacioni ka vazhduar për një javë dhe ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Prokuroria dhe policia e Maltës ka nisur hetimet, por ende nuk ka njoftim nëse do të kërkohet edhe bashkëpunim me autoritetet shqiptare./a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google