JAVA E 29-të/ Flamurtari për Europën, joshet Torrasa në Argjentinë

JAVA E 29-të/ Flamurtari për Europën, joshet Torrasa në Argjentinë
Teuta pret Tiranën, Laçi udhëton në Gjirokastër, Kastrioti mysafir në Korçë

Flamurtari me fitoren direkte ndaj Teutës shpreson që të ndalë Kukësin, në atë që konsiderohet edhe si mundësia e artë e Partizanit, për të mbyllur llogaritë me titullin kampion. Flamurtari u ngjit në vend të tretë pas javës së 28-të, pozicion që i siguron një vend në Europë. Për të mbajtur këto pozita, skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, i është rikthyer argjentinasi Agustin Torasa, i larguar gjatë janarit drejt kampionatit kinez. Ai mësohet se ka arritur marrëveshjen me administratorin Sinan Idrizi dhe pritet që të rikthehet sërish.

Torrasa pas divorcit të njëanshëm me vlonjatët, nuk u bë dot pjesë e skuadrës kineze dhe ndodhet aktualisht në Argjentinë. Teuta pret Tiranën, që rrezikon rënien dhe nuk do të ketë të lehtë misionin e saj, për fitore, ndërkohë që Laçi ka një sfidë të vështirë në Gjirokastër, çka u bënvlojatët optimistë për të mbajtur vendin e tretë.

Kastrioti për mbijetesë shpreson t’i marrë pikë Skënderbeun në Korçë, ndërsa Tirana për t’i shpëtuar rrezikut do të kërkojë në Durrës të mos mposhtet nga Teuta. Luftëtari pret Laçin në Gjirokastër me shpresë për të gjetur fitoren, me qëllim për të mos rrezikuar, ndërkohë që beteja për mbijetesë mes tre ekipeve, njëra prej të cilave do të shoqërojë në fund Kamzën, bëhet gjithnjë e më e ashpër.

 

Kategoria Superiore/14 prill

18:45 Skënderbeu - Kastrioti

18:45 Teuta - Tirana

15:45 Luftëtari - Laçi

15:45 Kukësi - Flamurtari

Partizani – Kamza (3-0 në tavolinë)

Klasifikimi           

Partizani               57

Kukësi                   48

Flamurtari           44

Teuta                    43

Laçi                         41

Skënderbeu       40

Luftëtari               34

Tirana                    33

Kastrioti               30

Kamza                   17