Itali/ Shkatërrohet banda e prostitucionit, në kërkim tutorja shqiptare, publikohen identitetet

Itali/ Shkatërrohet banda e prostitucionit, në kërkim tutorja shqiptare, publikohen identitetet
Pesë persona janë arrestuar në Pescara të Italisë, nën akuzat se janë organizatorë të një grupi prostitucioni që vepronte në zona të ndryshme të vendit fqinj.

Të arrestuarit, ndërmjet së cilëve ka edhe gra, akuzohen se kanë krijuar një organizatë kriminale në shfrytëzim prostitucioni.

Nga 5 të arrestuarit, 4 përfunduan në qeli, ndërsa një grua, Hesabel Gutierrez Ruiz, u la në “arrest shtëpiak”.

Policia italiane aktualisht ka shpallur në kërkim dy gra të dyshuara si tutore, njëra rumune dhe tjetra shqiptare.

Hetimi filloi në vitin 2017, kur shërbimet policore raportuan për aktivitet të prostitucionit, ndërsa kishin pikasur një shqiptare që shfrytëzohej si prostitutë.

Dy italianë, të dy të dyshuar si “krerë” të bandës së prostitucionit,  Fabrizio Sola, 28 vjeç dhe Daniele Toro, 26 vjeç janë në mesin e 5 të arrestuarve.

Një tjetër i arrestuar, 52-vjeçari Fiorenzo Berardi nga Milano, u gjurmua në Milano dhe ishte përgjegjës për mbledhjen e një pjese të të ardhurave nga prostitucioni. Në pranga ra edhe Alessandro Scarafile, 29 vjeç nga Lecce, drejtues i një hoteli në Salento, ku disa prej grave të reja të shfrytëzuara u gjurmuan. Scarafile ishte përgjegjës edhe për publikim të reklamave për vajzat që ofronin shërbime seksuale ndaj klientëve.

Tutorët kishin 30 apartamente në të qytete të ndryshme të Italisë, të cilat përdoreshin për shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa rrjeti udhëhiqej edhe nga Spanja, përmes një Call Center-i fiktiv. /l.k./

Marrë nga www.lecceprima.it