Humbën prindërit nga zjarri në banesë, 15-vjeçarja: “Si çdo natë i putha mamin e babin, thamë natën e mirë”

Humbën prindërit nga zjarri në banesë, 15-vjeçarja: “Si çdo natë i putha mamin e babin, thamë natën e mirë”
Humbën prindërit katër ditë më parë teksa shtëpia e tyre u shkrumbua nga zjarri, katër fëmijët e çiftit dhe gjyshërit e tyre që fatmirësisht shpëtuan kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pa strehë.

Videoja e publikuar nga “Fundjavë Ndryshe”, ku Greta 15-vjeçare, në të tretat e prindërve, apelon për ndihmë është tronditëse.  “Si çdo natë i putha mamin e babin, thamë natën e mirë”, thotë ajo mes lotësh.

Në një mesazh në rrjetin social “Fundjavë Ndryshe” shkruan: “Kjo kryefamiljare e re e një familjes prej 6 anëtarësh mendon për vëllezërit, motrën dhe gjyshërit e saj, por si një nënë dhe një baba.

Asgjë nuk është më e njëjtë për të mbeturit e kësaj familjeje. Përveç shëndetit, këtyre njerëzve të mirë nuk u ka mbetur më asgjë.

Nisim fushatën për një shtëpi të re për të strehuar katër fëmijët dhe dy gjyshërit e familjes Ndoj në Va Shënkoll të Pukës ku tashme jetimë dhe të pafuqishëm e kanë pothuajse të pamundur për ti bërë ballë jetës.

Nevojitet ndihma e të gjithëve , pasi të gjithë bashkë kemi treguar se mund t’ia dalim mbanë të shpëtojmë jetë.

Një shpërndarje e këtij postimi ndihmon më shumë se mund ta mendoni.

GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysheal.

PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/

Numrat e llogarisë : Fondacioni Fundjavë Ndryshe

Raiffeisen Bank

SWIFT CODE - SGSBALTX

0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027

0021184027 -EUR - AL61202110130000000021184027

0031184027 -USD - AL46202110130000000031184027

Bamirësia nuk të varfëron”. L.k./