Hetuesit gjejnë celular në furgonin e grabitjes së Rinasit , dyshohet se i përket Admir Muratajt

Hetuesit gjejnë celular në furgonin e grabitjes së Rinasit , dyshohet se i përket Admir Muratajt
Një telefon celular është gjetur nga hetuesit brenda furgonit të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas.

Sipas grupit hetimor ky celular pritet të jetë prova e fortë që mund të çojë edhe në zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi opinionin publik pak ditë më parë.

Prokuroria është e rezervuar në dhënien e informacionit në lidhje me pronësinë e tij, por burime pranë grupit hetimor, cituar nga media, thonë se ai mendohet të jetë përdorur nga Admir Murataj, që cilësohet tashme edhe si truri i grabitjes milionëshe.

Telefoni është dërguar për ekspertizë më qëllim zbardhjen e komunikimeve që mund të jenë realizuar me të. /l.k./

Foto Google