Hetohej për terrorizëm, arrestohet ish-speciali i ushtrisë

Hetohej për terrorizëm, arrestohet ish-speciali i ushtrisë
Një ish pjesëtar i forcave speciale të ushtrisë, që ka shërbyer në në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Erzen Uka është vënë në pranga pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë dhe sipas Policisë ai mbahej në survejim prej vitesh.

29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohej nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Uka rezulton i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua.

Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. /l.k./

Foto Google