Grabitja në Rinas, ekspertiza e celularit që u gjet në furgonin e djegur zbulon 11 identitetet e Admir Muratajt

Grabitja në Rinas, ekspertiza e celularit që u gjet në furgonin e djegur zbulon 11 identitetet e Admir Muratajt
Pas ekspertizës së telefonit celular që iu gjet në furgonin e grabitësve të Rinasit, janë zbuluar komunikimet që Admir Murataj ka realizuar përmes tij.

Po ashtu të dhëna nga grupi i hetimit zbardhin faktin se Admir Murataj kishte plot 11 identitete gjatë kohës që ishte në arrati.

Celular i gjetur në vendin ku u vra Murataj dhe disa gjurmë të tjera që dyshohet se janë të grabitësve janë provat e forta me të cilat prokuroria shpreson në identifikimin e autorëve.

Ka përfunduar ekspertiza e mjetit që sipas hetuesve ka rezultuar i modifikuar dhe përshtatur për të tërhequr blloqet e betonit që pengonin lëvizjen e mjeteve në portat e aeroportit.

Po ashtu pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se automjeti që u dogj pas ngjarjes në Bathore, ka qenë i parkuar aty më herët, të paktën 5 ditë para grabitjes.

Policia deklaroi zyrtarisht se Murataj tentoi ta digjte në pranë urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi afrimin e specialëve u përplas me armë me ta. Në raportin e policisë bëhet e ditur se furgoni ka qenë në orën 14:57 minuta tek porta e zjarrfikësve në rrethimin e Aeroportit të Rinasit dhe në orën 14:59 minuta ka qenë në pistë duke ngarkuar në furgon paratë e grabitura.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe efektivët e FNSH-së të cilët kanë ndjekur grabitësit, të cilët kanë dëshmuar edhe rreth përplasjes me armë me Muratajn, ku nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë.

Pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se i ekzekutuari ishte Admir Murataj.  Ai është vrarë vetëm me një plumb në kokë.

Identitetet e Admir Murataj: Kristaq Murataj; Admir Murati; Kristaq Murati; Admir Murataz; Kristaq Murataz; Admir Xhaferi; Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj; Kristaq Nikaj; Xhafer Nikaj; Kristaq Azemi. /l.k./

Foto Google