Grabitja në Rinas, 11 deputetët e rinj të opozitës kojnë Sandër Lleshajn me urgjencë në interpelancë

Grabitja në Rinas, 11 deputetët e rinj të opozitës kojnë Sandër Lleshajn me urgjencë në interpelancë
Deputetët e rinj të opozitës por edhe ata që nuk pranuan të lanë mandatet kërkojnë interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Dokumenti drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi është firmosur nga 11 deputetë, mes tyre dhe Ralf Gjoni, Myslim Murrizi, Lefter Koka, Edlira Hyseni, Lefter Maliqi, Arben Elezi, Halil Jakimi dhe Nimet Musaj.

Grupi i deputetëve kërkon sqarime për grabitjen e miliona eurove në aeroportin  "Nënë Tereza" në datën 9 prill 2019 dhe kërkon shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare si dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik në ambientet e këtij objekti strategjik të rëndësisë së veçantë në territorin e republikës së Shqipërisë.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me grabitjen spektakolare, ndërsa është vrarë Admir Murataj, i cili konsiderohet zyrtarisht “kreu i bandës kriminale". /l.k./

Foto Google