Fushë-Arrëz/Dhunon nënën e moshuar, policia prangos 43-vjeçarin

Fushë-Arrëz/Dhunon nënën e moshuar, policia prangos 43-vjeçarin
Dhuna në familje, madje edhe në rastet kur biri dhunon nënën e tij të moshuar, shfaqet sërish si një nga problemet me të mprehta sociale që po kalon vendi.

Një 43-vjeçar u prangos në Fushë-Arrëz, nën akuzë për dhunë në familje.

Sipas policisë, në pranga përfundoi shtetasi Vladimir Kola, i cili për motive ende të paqarta ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Mësohet se ka pasur disa herë denoncime për dhunën që ushtrohej nga i biri ndaj nënës së tij të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit.

E moshuara ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve nga djali, si dhe i është dhënë ndihma mjekësore.