Ftesa nga Sllovenia, Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri

Ftesa nga Sllovenia, Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij si i ftuar nga Institutit Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë, deklaroi se Raporti Priebe  ka ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.

Sipas Bashës, KE duhet të monitorojë zbatimin e ligjit në Shqipëri ashtu siç po bën në Bosnjë e Hercegovinë.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, tha mes të tjerave Basha. /l.k./

Foto Google