FOTOT/ Kjo bukuroshe është e dashura sekrete e Putinit, ish-gjimnastja e famshme është 31 vjet më e re se “Cari”

FOTOT/ Kjo bukuroshe është e dashura sekrete e Putinit, ish-gjimnastja e famshme është 31 vjet më e re se “Cari”
35-vjeçarja Alina Kabayeva prej vitesh besohet se është e dashura sekrete e “Carit” të Moskës, Presidentit Vladimir Putin, i cili tashmë është 66 vjeç.

Ish-gjimnastja aktualisht drejton konglomeratin më të madh mediatik në Rusi.

Megjithëse diferenca në moshë mes saj dhe Putinit është 31 vjet, ata besohet se kanë një jetë sekrete familjare në Rusi.

Dy “pëllumbat” janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit që nga viti 2014, kur Putini u divorcua nga bashkëshortja Lyudmila.

Besohet se ata kanë edhe fëmijë, pasi në mars të vitit 2015 mediat shkruanin se Kabayeva lindi në Zvicër një fëmijë, atësia e të cilit është e diskutueshme.

Alina Kabayeva është një ndër gjimnastet që ka fituar më shumë medalje në Rusi.

Ajo ka dy medalje olimpike, njëra prej të cilave e artë, 14 medalje në kampionatet botërore dhe 25 të tjera në kampionatet europiane.

Ajo ka provuar të luajë edhe në filma dhe të marrë pjesë në sfilita mode.

Në vitin 2007, ajo u zgjodh deputete në Dumën Ruse, por në 2014 dha dorëheqjen për të marrë postion e rëndësishëm në media. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

[caption id="attachment_144803" align="aligncenter" width="1024"] Alina Kabaeva of Russia straddle jumps with hoop during event finals at 2007 Portimao World Cup of Rhythmic Gymnastics on April 29, 2006. (Photo by Tom Theobald)[/caption]

[caption id="attachment_144810" align="aligncenter" width="1024"] ?????????????????????????????????????????????????????????[/caption]