FOTOT/ Franca në ankth, Notre-Dame i Parisit përfshihet nga zjarri masiv

FOTOT/ Franca në ankth, Notre-Dame i Parisit përfshihet nga zjarri masiv
Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris.

Lajmi po bën xhiron e botës ndërkohë që nga pamjet shihet se fillimisht vatra ka nisur në papafingon e katedrales.

Sipas zëdhënësit të Notre-Dame, zjarri është raportuar të këtë rënë rreth orës 18:50 ndërkohë që katedralja evakuua dhe një perimetër shumë i madh sigurie u krijua nga zjarrfikësit.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rikonstruksionin e saj.

Notre-Dame është një monument historik që daton që nga viti 1160, ndër vendet më të vizituara në Francë për shkak të arkitekturës karakteristike vendase.

Minutë pas minute

Në lidhje me zjarrin në katedrale reagoi edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

20:00 - "Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontrollat flakët. Duhet të veprohet shpejt!"

20:15 - “Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën”, shkruan në Twitter presidenti francez.

21:00- Historiani Camille Pascal deklaroi për mediat se zjarri po shkatërronte "trashëgiminë e paçmueshme".

"Për 800 vjet Katedralja ka ruajtur Parisin. Ngjarjet e lumtur dhe të pafata për shekuj me radhë janë shënuar nga këmbanat e Notre Dame. Po tronditemi vetëm nga ajo që shohim", tha ai.

21:30 - Qindra njerëz janë mbledhur në rrugë rreth katedrales, duke vëzhguar flakët në heshtje.

21:50- "Skena që të thyejnë zemrën nga ‘Notre Dami’ që po digjet. Londra i bashkohet dhimbjes së Parisit” ka shkruar kryebashkiaku i Londrës Khan në Twitter.

/f.ç/Albanian Free Press Online/