Fier/ I moshuari gjendet i pajetë në rrugë

Fier/ I moshuari gjendet i pajetë në rrugë
Një person është gjendur i pajetë sot në rrugën që të çon në spitalin rajonal të Fierit.

Bëhet e ditur se trupi i përket një të moshuari, 74-vjeç.

Sipas hetimeve të para ai mund të ketë pasur probleme shëndetësore dhe është nisur drejt spitalit, por nuk ka mbërritur dot.

Mësohet se personit i ka rënë infarkt, ndërsa viktima është identifikuar si Hajdar Hazizi 74-vjeç nga Plyku i Fierit.

Pas kryerjes së ekspertizës, rezulton se vdekja e 74 vjeçarit ka qenë natyrale. Ai ka qenë duke ecur në rrugë, për në spital, ku edhe dyshohet se i ka rënë infarkt.

Policia, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.