ELBASAN/ Shtatë persona në pranga me 5 kg kokainë, njëri dyshohet për lidhje me grabitjen në Rinas

ELBASAN/ Shtatë persona në pranga me 5 kg kokainë, njëri dyshohet për lidhje me grabitjen në Rinas
Gjatë një operacioni të zhvilluar në Elbasan 7 persona janë arrestuar ndërkohë që janë sekuestruar 5 kg kokainë.

Flitet se mes të arrestuarve është edhe një person me inicialet M.H. i cili po hetohet edhe në lidhje me grabitjen në Rinas tre ditë më parë.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda.

Mes shtatë te ndaluarve jane edhe Aurel Ferra, Skender Pëllumbi, Edmond Bardhi dhe Nushi Salla. Gjithashtu edhe Lavdosh Demaj, i cili mban postin e kryetarit të grup seksionit të PD./f.ç/Albanian Free Press Online/