Elbasan/ I mituri ia mbylli derën, la nënën në ballkon, merr flake shtëpia

Elbasan/ I mituri ia mbylli derën, la nënën në ballkon, merr flake shtëpia
Një i mitur qëndronte në shtëpi me nënën e tij, e cila ishte duke përgatitur drekën, por në momentin që ajo ka dalë në ballkon, ia ka mbyllur derën nga brenda, duke e lënë atje.

Në kuzhinë ka rënë zjarr, i cili për fat nuk shënoi pasoja në njerëz.

Ngjarja mund të kishte fund tragjik, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka shmangur pasoja e rënda.

Banesa e ndodhet në katet e sipërme të një pallati pranë shkollës “Ali Agjah” në qendër të qytetit. /l.k./

Foto Google