Ekipet pa objektiva, kupa rrezikon të vendoset në “pazar”?!

Ekipet pa objektiva, kupa rrezikon të vendoset në “pazar”?!
Janë disa ekipe pa objektiva.

Pas Kamzës që u përjashtua dhe Partizanit, që me diferencën pej 9 pikësh, thuajse ka siguruar titullin kampion, edhe gara për vendin e dytë e tretë, si dhe për ekipin që do të shoqërojë Kamzën, nuk shihet aq e ashpër.

Kjo për faktin se ndjekësit e Partizanit, Kukësi dhe Teuta, që me pozicionet aktuale fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në Eurpë League, pozicione që i kanë mbajtur gjatë gjithë sezonit,  janë të shkëputura nga Flamurtari.

Por ashtu edhe Tirana e Luftëtari, me diferencën ndaj Kastriotit, skuadra që i shpëtoi fundit pak javë më parë, janë disi të shkëputura dhe jo aq të kërcënuara.

Në këtë këndvështrim, brenda ambienteve të futbollit rreziku i kompromiseve dhe i përmbysjes së raporteve,  po qarkullon gjithnjë e më shumë, nisur nga dëshira e çdonjërës prej ekipeve, për ta mbyllur me sukses sezonin.