Durrës, grabitet banesa e avokatit të njohur, hajdutët marrin kasafortën me 350 milionë lekë

Durrës, grabitet banesa e avokatit të njohur, hajdutët marrin kasafortën me 350 milionë lekë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Durrës.

Policia raporton se është grabitur banesa e një avokati të njohur.

Sipas informacioneve avokatit i grabitur është Edmond Saliu.

Në banesë grabitësit kanë mundur të marrin kasafortën, ndërkohë që nuk dihet shuma e grabitur, por disa media raportojnë se shuma mendohet të jetë plot 350 milionë lekë.

Policia ndërkohë ka dyshimet e saj se grabitja mund të jetë kryer nga të afërm të avokatit. /l.k./

Foto Google