Doli të pinte kafe me shokët, gjendet i pajetë pranë morgut 74 -vjeçari

Doli të pinte kafe me shokët, gjendet i pajetë pranë morgut 74 -vjeçari
Kishte dalë të pinte kafe me shokët në mëngjes, u gjet i vdekur në afërsi të morgut. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘1 Maji’ në qytetin e Fierit.

Identifikimi i tij rezultoi i vështirë për shkak se nuk kishte dokumente me vete, por më pas kanë qenë familjarët ata që kryen edhe njohjen e njeriut të tyre.

“Trupi i pajetë i seksit mashkull është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të Spitalit të Fierit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë. Ndërkohë, pasi është bërë njoftimi publik, kanë qenë familjarët ata që kanë shkuar për t’u interesuar nga ku u bë edhe identifikimi.

Sipas Policisë viktima është identifikuar si Hajdar Hazizi, vjeç 74.

Deri më tani nga këqyrja fizike e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Viktima kishte dalë herët në mëngjes për të pirë kafe me shokët.

Vonesa e tij nuk ka shqetësuar askënd, derisa policia njoftoi të afërmit e tij”, deklaroi zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google