Dieta javore me kumbulla të thata

Dieta javore me kumbulla të thata
E shpejtë, efektive dhe mbi të gjitha aspak e vështirë për t’u mbajtur, dieta 1 javore me kumbulla të thara është pikërisht ajo që ju duhet. Është një dietë shumë e thjeshtë dhe rezultati është i dukshëm menjëherë. Sigurisht që asnjë dietë nuk premton mrekulli, prandaj nëse e kombinoni me aktivitet fizik dhe pirjen e 8 gotave ujë në ditë, do të rrëzoni shumë shpejt 2-3 kilogramë brenda 7 ditëve.

Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin; luftojnë kapsllëkun, parandalojnë infeksionet e ndryshe falë përbërësve me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira, ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit 2, ulin kolesterolin e keq në gjak etj.

Mirëpo studimet e ndryshme kanë provuar se kumbullat e thata ndihmojnë gjithashtu në rënien nga pesha, kjo është edhe arsyeja përse duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor. Dieta e mëposhtme këshillohet të ndiqet për një javë. Bëhet  fjalë për 1 menu të pandryshueshme, sepse keni mundësi që ta kombinoni duke zgjedhur një ditë peshk e një ditë mish të bardhë pule.

Mëngjesi:

1 gotë me ujë të vakët dhe limon, 6 kumbulla të thata, 10 kokrra fruta të thata (nuk këshillohen kikirikë dhe bajamet e kripura)

Vakti para drekës:

1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata

Dreka:

1 vezë e zier, 150 gr mish i bardhë pule ose peshk (gjithmonë i gatuar në avull), 50 gr djathë pa yndyrë dhe 3 kumbulla të thata

Zemra (vakti i padites):

1 mollë jeshille dhe 3 kumbulla të thata

Darka:

1 gotë kos, 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata