Dhuna në Parlament dy vjet më parë, Interpoli arreston nën akuzën e terrorizmit maqedonasin në Suedi

Dhuna në Parlament dy vjet më parë, Interpoli arreston nën akuzën e terrorizmit maqedonasin në Suedi
Policia suedeze, pas një urdhri lëshuar nga Interpol, ka arrestuar të akuzuarin për ngjarjet e “27 prillit” Dejan Davidovskin-Desho, i cili u arratis nga Maqedonia për t’i shpëtuar drejtësisë, shkruajnë mediat vendase që u referohen burimeve nga Prokuroria për ndjekje kriminale.

Davidovskit iu caktua edhe masa e sigurisë me burg me qëllim ekstradimin.

Po ashtu autoritetet suedeze konfirmojnë se po përgatisin dokumentet për përkthimin e kërkesës për ekstradim.

Davidovski është i akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë pas sulmit të organizuar në Kuvend më 27 prill 2017.

Për Davidovskin ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. /l.k./

Marrë nga theworldnews.net