Detajet e Yllkës

Detajet e Yllkës
Pavarësisht se këngëtarja kosovare Yllka Kuqi shquhet për veshjet e saj me klas, fustanet e gjata, linjat perfekte dhe pamjen aspak tipike shqiptare, këtë herë, për një kafe ajo ka zgjedhur stil qyteti e veçanërisht, është përqendruar tek detajet.

Shalli në gushë, xhaketa e markës ose edhe syzet, janë kombinuar perfekt me flokët dhe portretin me pak grim.

Yllka mbetet nga vajzat më interesante të showbiz-it, pikërisht sepse është kaq e veçantë në detajet e saja.