De Biasi: I hapur për oferta interesante

De Biasi: I hapur për oferta interesante
Gianni De Biasi ishte në Amsterdam për sfidën Ajax-Juve: Roberto Baggio, lojtari më i madh që kam trajnuar në karrierën time

Nga Aranit Muraçi

Gianni De Biasi (63-vjeç), pas largimit nga stoli kuqezi, kishte një shans të mirë për t’u bërë trajner i kombëtares polake, ndërkohë ai pret një propozim interesant. T

rajneri italian, i cili sipas medias polake, “Super Express”, u bë i famshëm për kualifikimin historik të Shqipërisë në Europianin 2016, kohët e fundit kishte propozime nga Frosinone dhe ekipi kombëtar i Armenisë, por nuk i ka pranuar as këto oferta. I

sh-trajneri kuqezi gjendej në Amsterdam, kryeqyteti holandez, ku mbrëmjen e djeshme Ajax priti Juventus, e vlefshme për një vend në gjysmëfinale të Champions, për të ndjekur këtë takim.

De Biasi e konsideroi një zbulim ekipin holandez të këtij sezoni, ndërkohë si italian besonte te kualifikimi i Juves.

I pyetur për lojtarë polakë të Seria A, De Biasi veçoi Piatek, sulmuesi i Milan, që së bashku me Fabio Quagliarellën kanë shënuar nga 21 gola secili dhe Cristiano Ronaldo një gol më pak, po garon me ta për “Këpucën e artë”. Nga objektivi i Milan për zonën Champions, si dhe me cilësitë që po tregon Piatek, De Biasi tha se kjo mund ta bëjë Piatek favorit për këtë trofe. Në Seria A luan edhe Zielinski për të cilin ai tha se “nuk mund ta kuptoj sesi ai të mos i pëlqejë dikujt. Një lojtar i madh, shumë i rëndësishëm në Napoli!”.

De Biasi nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë drejtimin e një klubi të madh polak, si Lech apo edhe Legia, nëse ato kanë ndonjë projekt ambicioz. Edhe pse ishte dy herë kandidat numër një nga emrat e huaj, një tjetër polak mori drejtimin e Kombëtares, Boniek, ndërsa De Biasi ende nuk ka gjetur një skuadër pas përvojës së Alaves në Spanjë, në vitin 2017.

Kanë kaluar shumë kohë, pasi thotë se ka refuzuar ofertat, në pritje të një projekti ambicioz. “Kush e di se çfarë do të sjellë e ardhmja . Siç thashë, jam shumë i hapur për oferta interesante”, - u shpreh Gianni De Biasi, që në karrierën e tij të gjatë si trajner, për lojtarin më të madh që ka pasur në ekip, thotë pa mëdyshje se ai është  Roberto Baggio.

Ai ishte pak ditë më parë në Tiranë. Gianni De Biasi është përmendur edhe si një kandidaturë për të mbajtur rolin e drejtorit sportiv të të gjitha ekipeve Kombëtare kuqezi, ndërkohë që Shqipëria mbetet ende në pritje të zëvendësimit të Christian Panucci. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është duke përcaktuar detajet e fundit me trajnerin e ri, që besohet se do të jetë: Edy Reja.