Champions/ Nesër përcaktohet gjysëmfinalisti i parë, Valverde i frikësuar nga United

Champions/ Nesër përcaktohet gjysëmfinalisti i parë, Valverde i frikësuar nga United
Vet trajneri baugrana Ernesto Valverde beson se ekpi i tij nuk do ta ketë aspak të lehtë nesër në “Camp Nou” kundër Unitedit të Solskjaerit.

Një javë pas fitores 0-1 në “Old Trafford”, Barcelona do të përballet sërish me Manchester Unitedin, kësaj radhe në “Camp Nou”,  ku edhe përcaktohet gjysmëfinalisti i parë i Champiuons League.

Megjithëse vijn nga një ecuri pozitive Velverde shprehet se United është një skuadër e frikshme dhe plot surpriza.

“Jemi të vetëdijshëm për potencialin e Manchester United, dhe duhet t’i mbyllim hapësirat që mos t’iu lejojmë atyre shumë opsione, janë ekip i fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm, në katër ndeshjet e fundit si mysafirë, Unitedi i ka fituar tri. Ata gjithashtu kanë fituar dy ndeshje si mysafirë në pesë minutat e fundit dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të bëjmë lojën tonë”, u shpreh nr. 1 i pankinës së Barcelonës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/