BSH: Parashikimet për të ardhmen e ekonomisë këtë vit mbeten pozitive

BSH: Parashikimet për të ardhmen e ekonomisë këtë vit mbeten pozitive
“Parashikimet për të ardhmen janë pozitive dhe tregojnë për rritjen e vazhduar të ekonomisë”.

Ky është parashikimi që Banka e Shqipërisë jep mbi zhvillimet ekonomike të këtij viti.

Duke shtuar më tej se parashikohet gjithashtu që ato të afrohen me potencialin e ekonomisë si të tillë dhe për rritjen e inflacionit pranë objektivit brenda vitit 2020.

“Për të mundësuar këtë skenar të pritur zhvillimesh makroekonomike, kushtet monetare do të jenë stimuluese në horizontin afatmesëm. Kjo merr parasysh edhe kahun konsolidues të politikës fiskale, duke bërë që Banka e Shqipërisë të kontribuojë në krijimin e një miksi politikash makro-stimuluese për ekonominë”, shtojnë më tej ekspertët.