Biskota me reçel

Biskota me reçel
Përbërësit:

300 gr miell

125 gr gjalpë

100 gr sheqer

2 kokrra vezë

1 pako maja.

Përgatitja:

Mbasi të zini brumin dhe ta keni punuar mirë, hapeni në një petë të vetme më të trashë se peta e byrekut, merrni një gotë uji dhe prijeni në forma të rrumbullakëta të gjithë petën, hidhini një lugë kafeje me reçel në çdo rrumbullake të prerë, paloseni petën duke formuar gjysëm hëne dhe me një pirua mbyllni anën e petës ku është e palosur për të mos dalë reçeli gjatë pjekjes. Në një tepsi vendosni kartë furre pastaj vini biskotat duke lënë pak distancë me njëra-tjetrën, piqen në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.