Biskota me kanellë

Biskota me kanellë
Përbërësit:

200 gr gjalpë

sheqer pluhur

400 gr miell,

3-4 lugë ujë,

2 lugë kanellë

1 lugë vanilje

pluhur pjekës.

Përgatitja:

Gjalpin e nxjerrim nga frigoriferi që të zbutet, teksa në një tas hedhim sheqerin dhe gjalpin, i përziejmë me mikser për disa minuta, më pas shtojmë ujin dhe të gjithë përbërësit një nga një duke i përzier, e bëjmë me dorë brumin, duhet i butë si i byrekut, e lëmë në frigorifer 30 minuta, e hapim një petë, bëjmë format me ndihmën e gotës, i pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë për 12-15 minuta.