Beyoncé në krah të bashkëshortit reper, “tregon këmbët”

Beyoncé në krah të bashkëshortit reper, “tregon këmbët”
Ata janë çifti më energjik në industrinë e muzikës.

Beyoncé dhe Jay Z dukeshin aq elegant sa kurrë pas shfaqjes që reperi dha në Webster Hall në New York City të premten.

Çifti rrezatonte teksa u drejtuan për të darkuar pas shfaqjes.

Këngëtarja mbante një fustan të zi të shkurtër dhe ngjitur pas trupit, duke nxjerr në pah bukurinë e trupit të saj por edhe të këmbëve.

Ajo mbante në dorë një çantë ngjyrë rozë trëndafili të thurur dhe syze dielli të rrumbullakëta, ndërkohë që flokët kaçurrela e bëjnë edhe më të hijshme. /l.k./

Marrë nga www.dailymail.co.uk