Bashkia gjobit PD-në: Parti që i shpëton në brekë, urinuan te Kryeministria!

Bashkia gjobit PD-në: Parti që i shpëton në brekë, urinuan te Kryeministria!

Partia Demokratike është gjobitur për vandalizim të qytetit gjatë protestave të saj nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i saj, Erion Veliaj ka bërë publik edhe gjobën në vlerën 20 mijë lekë të vendosur nga Policia Bashkiake për PD, pasi  protestuesit e saj kanë urinuar në derën e godinës së Këshillit të Ministrave.

PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.