ANGLI/ Garë “e çmendur”, Liverpool mban kreun falë triumfit ndaj Chelsea 

ANGLI/ Garë “e çmendur”, Liverpool mban kreun falë triumfit ndaj Chelsea 
Sadio Mane dhe Muhamed Salah shënuan dy golat e fitores ndaj Chelsea, duke mbajtur Liverpool në krye të Premier League, pas javës së 34-të të kampionatit anglez.

Kjo humbje mban Blutë e Londrës në vend të katërt, në zonën Champions, por jo në pozita komode, pasi Manchester United ndodhet vetëm dy pikë pas. Të dy golat për Të Kuqtë u shënuan në fillim të pjesës së dytë të këtij takimi.

Rivalët e Liverpool, Manchester City fituan 3-1 ndaj Crystal Palace. Sterling shënuan dy gola, që i dhanë avantazhin e duhur të besuarve të Pep Guardiola.

Edhe pse Milivojevic shkurtoi diferencën 10 minuta para se të mbyllej ky takim, Jesus vulosi fitoren në fundin e ndeshjes, duke mbajtur në garë për titull kampionët në fuqi.

Liverpool kryeson dy pikë, kur mbeten edhe pese javë nga mbyllja  e garës, por ka një ndeshje më tepër se City, çka mund të përmbysë raportet mes tyre, në krye të klasifikimit.