Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Crawford: Ja dy sektorët e monopolizuar në ekonominë shqiptare

Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Crawford: Ja dy sektorët e monopolizuar në ekonominë shqiptare
Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, deklaron se cilët janë dy sektorët e ekonomisë shqiptare që janë drejtë monopolizimit.

Sipas tij monopoli vihet re në sektorin e naftës dhe farmaceutikës.

“Monopoli është diçka që e kemi parë në të gjithë rajonin, jo vetëm në Shqipëri. Por në Shqipëri ata që fillojnë në një sektor e kapin të gjithin për vete. Nuk ka konkurrencë dhe në fund të fundit ata e konsolidojnë pozicionin e tyre dhe nuk ka konkurrencë. Kjo është një gjë e keqe për tregun”, deklaroi Crawford, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora.

Pyetjes së moderatorit dhe ekspertit të ekonomisë Besart Kadia se cilat janë fushat e monopoli, Mark Crawford përgjigjet: “Nga pikëpamja ime, po e shoh në sektorin e naftës e farmaceutikës. Firmat amerikane e kanë të vështirë të ndërhyjnë në Shqipëri, të paktën unë di raste për energjinë”. /l.k./

Foto Google