“Analfabetë funksionalë”, gjysma e aspirantëve për mësues, ngelësa në Provimin e Shtetit

“Analfabetë funksionalë”, gjysma e aspirantëve për mësues, ngelësa në Provimin e Shtetit
Gjysma e kandidatëve me arsim të lartë që duan të marrin të drejtën e mësimdhënies kanë rezultuar ngelësa në Provimin e Shtetit.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka raportuar se vetëm 49.6% e kanë kaluar provimin, ndërsa pjesa tjetër duhet t’i nënshtrohet sërish testimit kundrejt një pagese.

Bazuar në rezultatet e testimit asnjëri prej kaluesve nuk ka mundur të marrë pikët maksimale në provim.

Kjo është një kambanë alarmi për të cilën duhet të merrem masa të menjëhershme. /l.k./

Foto Google