Aksidenti, treni “breshkë” i linjës Shkodër-Tiranë përplas makinën që kalonte mbi shina

Aksidenti, treni “breshkë” i linjës Shkodër-Tiranë përplas makinën që kalonte mbi shina
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite, teksa një tren pasagjerësh i linjës Shkodër-Tiranë, është përplasur me një makinë në fshatin Pllanë të Lezhës.

Policia sqaron se aksidenti ndodhi kur autovetura me tre persona brenda saj po përpiqej të kalonte mbi shinat e trenit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar ndërkohë që pamjet e makinës dëshmojnë një përplasje të frikshme.

Treni ka prekur pjesën anësore të automjetit, që ka bërë që aksidenti të mos rezultonte fatal. /l.k./

Foto Google