8 mënyra për një lëkurë trupi të pastër e të re

8 mënyra për një lëkurë trupi të pastër e të re
1-Skrub për trupin me kivi

Për përgatitjen e këtij skrubi, i cili ka veti luftuese kundër celulitit (në këtë rast është e rëndësishme që të masazhoni mirë zonën, për të cilën jeni të interesuara më shumë), do t’ju duhet kripë, kivi, vaj ulliri dhe lëng limoni.

2-Skrub për trupin me erëza

Ky skrub është i përbërë nga erëza aromatike, që mund t’i përgatisni për veten tuaj ose dhe mund t’i bëni dhuratë. Do t’ju nevojitet një portokall, disa pika vaji esencial të kanellës dhe të xhinxherit, një lugë sheqer kaf, një lugë miell dhe 2 lugë miell misri.

3-Skrub për trupin me kakao

Ky skrub do t’ju duket i shijshëm, por nuk duhet ta hani. Ju mund të përgatisni një skrub të aromatizuar për trupin me pluhur kakaoje, sheqer kaf, vaj bajamesh të ëmbla dhe vaj orizi, si dhe me shtimin e pak kafeje të ftohtë.

4-Skrub për trupin me lëkurë portokalli

Kjo recetë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpitë tuaja, pasi për këtë do t’ju duhet lëkurë portokalli, mundësisht bio, kripë e imët dhe kripë e trashë, sheqer, vaj ulliri, sapun i lëngshëm dhe miell.

5-Skrub për trupin me vaj bajamesh të ëmbla

Baza e këtij skrubi për trupin tuaj është vaj bajamesh i ëmbël. Për ta përgatitur këtë skrub duhen vetëm tre përbërës, që janë: vaj bajamesh i ëmbël, mjaltë i lëngshëm dhe sheqer kaf.

6-Skrub për trupin me vaj dhe kripë

Ky është një skrub i thjeshtë, që cilido mund ta bëjë. Nevojiten thjesht dy përbërës,  që janë pjesë e kuzhinë suaj, siç janë kripa e trashë dhe vaji i ullirit.

Hidhni në një enë kripën, shtojini vaj ulliri dhe përziejini me shumë kujdes të dy përbërësit.

7-Skrub për trupin me llum kafeje

Ky lloj skrubi e ka koston pothuajse zero dhe mund të përgatitet lehtësisht, për të patur një trup të bukur. Ju duhet llum kafeje, e cila mund të kombinohet me kripë, vaj natyral dhe disa pika nga vaji juaj esencial i preferuar.

8-Skrub për trupin me kanellë dhe limon

Ky skrub është shumë i mirë për ripërdorimin e lëkurës së limonit, i cili duhet të jetë bio, pra i këputur nga kopshti. Përgatitja e tij bëhet me lëkurë limoni të freskët, kanellë, kripë, vaj avokadoje dhe vajra esencialë të portokallit të ëmbël dhe qiparisit.