Vrau nënën 84-vjeçare, deklaron: Isha i pirë, s'mbaj mend asgjë

Vrau nënën 84-vjeçare, deklaron: Isha i pirë, s'mbaj mend asgjë
Masakruesi i nënës së tij 84-vjeçarja, Nazime Demollari, nga Korça ka thënë në deklarimin e tij se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë në gjendje të alkoolizuar.

“Nuk mbaj mend asgjë çfarë kam bërë. Kam qenë në gjendje të dehur”, ka thënë Nazim Demollari, 64 vjeçari Korçar i arrestuar për vrasjen e të ëmës 84-vjeçare.

Por policia thotë se ka gjetur prova për krimin në familje dhe ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 84-vjeçares, Nazime Demollari.

Sipas hetimeve, ajo nuk është mbytur siç u raportua fillimisht, por është goditur me sende të forta në kokë e trup. Për pasojë ajo gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi kishin dëgjuar një debat të ashpër mes nënës e djalit, që jetonin bashkë në një apartament në lagjen 13. /l.k./

Foto Google