Vlorë, digjet një makinë gjatë natës

Vlorë, digjet një makinë gjatë natës

Përsëri djegie makinash në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Pavarësia’.

Një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’  është djegur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje, por ka qenë e pamundur shuarja e flakëve në kohë dhe si pasojë mjeti është djegur totalisht. Praprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, me lëndë djegëse të llojit benzinë. Burime bëjnë të ditur se automjeti ishte në pronësi të punonjësit të tatimeve me inicialet M.B

Ndërkaq, nuk dihen ende autorët apo shkaqet e rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.