Vizita e kryeministrit në Itali, Vasili: Rama nuk mund ta "mbulojë diellin me shoshë"

Vizita e kryeministrit në Itali, Vasili: Rama nuk mund ta "mbulojë diellin me shoshë"
Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, deklaron se vizita e Edi Ramës në Itali nuk mund ta zhbëjë raportimin e mediave të huaja për Shqipërinë.

Sipas tij, kryeministri Rama nuk mund ta "mbulojë diellin me shoshë", ndërsa theksoi se kriminalizimi është një damkë që ia vuri ai Shqipërisë dhe jo opozita.

“Mediat zvicerani i keni lexuar. Ka një unison të mediave më të rëndësishme dhe nuk mundet që Rama të mbulojë diellin me shoshë. Mediat italiane dhe mjedisi politik aty, ka dalluar politikan që janë bosh dhe që janë të lidhur me krimin shumë më të stërholluar se Rama, dhe modele si Rama janë lehtësisht të dallueshme. Kriminalizimi që i ka bërë Shqipërisë është një damkë që nuk e ka nga opozita. Risjellim në vëmendje se menjëherë pas fjalës së tij në seancë, kryeministri Rama u nis për Itali, me qëllim sqarimin e shtetit fqinj, për raportimet negative të ditëve të fundit”, është shprehur Vasili, për Ora news.

Sipas Vasilit, dosjet që i kanë dalë në shesh qeverisë tregojnë kriminalizimin e saj dhe kjo është ngjarja më e rëndë që cenon demokracinë. /l.k./

Foto Google