Vinin në Shqipëri me para të thata të padeklaruara, ndalohen në Bari

Vinin në Shqipëri me para të thata të padeklaruara, ndalohen në Bari
Udhëtonin për në Shqipëri, por kishin ‘harruar’ të deklaronin paratë që kishin me vete, që në total shkonin tek 160 mijë euro.

Kjo ka ndodhur me disa shtetas shqiptarë, anglezë, maqedonas dhe kosovarë, që gjatë kontrollit policor u janë gjetur shuma të ndryshme parash, që bënin një shumë goxha të majme.

Paratë e padeklaruara u kapën në doganën e Barit, pas një kontrolli të ushtruar nga Guardia di Finanza. Pas bllokimit së parave nisën edhe hetimet për të gjithë personat. /l.k./

Marrë nga /www.barilive.it