Veshja sportive që kthehet në stil

Veshja sportive që kthehet në stil
Ka disa kohë që veshjet e përditshmërisë së vajzave nuk limitohen më vetëm në xhinse e bluza, pulovra e funde.

Gjithmonë e më në modë janë kthyer veshjet sportive, komplete tutash të rivizituara, me shumë stil, për të qenë më seksi e më femërore.

Këto veshje po përdoren edhe jashtë palestrës madje edhe me këpucë elegante e për daljet në mbrëmje.

Sigurisht që çdo gjë është me masë e kjo veshje jo të gjithave u shkon, por ajo që është e dukshme është se po përdoret gjithmonë e më shumë si stil i përditshëm.

Dorina Mema, personazhi i njohur i fitnesit, është nga ato vajza që i përdor shumë shpesh dhe gjithmonë në mënyrën e duhur.

Edhe balerina Klaudia Pepa guxon shumë e madje i kombinon edhe me këpucë me taka.

Sara Kolami i vesh pa asnjë rezervë edhe për një dalje për jetë nate por me stil edhe në palestër.