Vendimet e Qeverisë/ Sipërfaqja prej 2600 ha, tokë në vijën bregdetare kalon në pronësi të shtetit

Vendimet e Qeverisë/ Sipërfaqja prej 2600 ha, tokë në vijën bregdetare kalon në pronësi të shtetit
Dy vendimet tashmë janë botuar në fletoren zyrtare ku bëhet fjalë për sipërfaqe të ndara në 67 zona kadastrale.

Pronat do të kalojë në dispozicion të ministrisë së Turizmit, por duke i hequr këtij institucioni të drejtën për tjetërsimin.

Burimet kanë bërë të ditur se harta është realizuar pas verifikimeve të nisura një vit më parë kur qeveria përmes një vendimi pezulloi procedurën e kalimit të titujve të pronësisë në të gjithë bregdetin.

Për këtë qëllim u ngrit dhe një Task Forcë e posaçme e cila verifikoi situatën e rreth 30 mijë titujve dhe dokumentet që mund të kishin pronarët.

Hartat janë pasqyruar në dy vendime dhe pronat janë përgjatë vijës bregdetare Vlorë- Sarandë ku janë identifikuar dhe kaluar në pronësi të shtetit 1631 ha tokë në 44 zona.

Ende nuk është bërë e qartë se në cilën formë do ti shfrytëzojë ministria e Turizmit rreth 2600 hektarë tokë, por besohet se do të vihen në dispozicion investitorëve strategjik për krijimin e resorteve pasi bëhet fjalë për zona tepër të kërkuara në bregdet. /l.k./