Vëllezërve Gorezi iu sekuestrohen 2,2 milionë euro prona, kush janë emrat e njohur në kryeqytet

Vëllezërve Gorezi iu sekuestrohen 2,2 milionë euro prona, kush janë emrat e njohur në kryeqytet
Një operacion i përbashkët policisë së Tiranës dhe Prokurorisë, ka çuar në sekuestrimin e pasurive që arrijnë në 2,2 milionë euro.

Bëhet fjalë për nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh në Tiranë dhe Durrës, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Policia tha se pasuritë iu përkasin vëllezërve Armando Gorezi, 44 vjeç dhe Alket Gorezi, 47 vjeç.

“Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të regjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve”, njofton policia.

Armando Gorezi është emër i njohur për kronikën.

Ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Indrit Kuçi, ngjarje e ndodhur në 6 gusht të vitit 2011 në Torino të Italisë.

Ai u dënua fillimisht me 12 vjet burg në Itali në shkallë të parë, por u liruan në Apel për mungesë provash. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Policia italiane