Vasili: Parlamenti është shndërruar në një kooperativë të Partisë Socialiste

Vasili: Parlamenti është shndërruar në një kooperativë të Partisë Socialiste
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar edhe një here djegien e mandateve e konkretisht për zëvendësimin e vendeve vakante në Kuvend për shkak të këtij vendimi të opozitës, duke thënë se mandatin e tij nuk mund ta zëvendësonte askush.

“Qeveria ka thënë të pavërteta të mëdha, mbi 60% e anëtarëve që bëjnë vettingun janë persona të papranueshëm dhe këtë e kanë deklaruar edhe ndërkombëtarët. Opozitës i ka mbetur e vetmja rrugë, që të kthejë shtetin në vend. Parlamenti është shndërruar në një kooperativë të Partisë Socialiste”, deklaroi Vasili në Fax News. /l.k./

Foto Google